Nuk është Lumir Abdixhiku, këtë kandidat do ta propozojë LDK-ja për kryeministër
BILLI

Lexo edheKy është anëtari i Vetëvendosjes që kishte ndarë qelinë e burgut me Adem Grabovcin

Ka disa orë që publicisti Lumir Abdixhiku është duke u përfolur si kandidati potencial i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.
E gjithë kjo bujë me Abdixhikun erdhi pasi që Isa Mustafa, kreytari aktual i LDK-së dha sinjale të tërheqjes së tij nga kandidimi i sërishëm për kryeministër.
Mirëpo Periskopi, nga burime brenda LDK-së, merr vesh se Abdixhiku ka pak gjasa që të kandidohet për kryeministër nga LDK-ja.
Lexo edheKy është anëtari i Vetëvendosjes që kishte ndarë qelinë e burgut me Adem Grabovcin
Sipas po këtij burimi, nesër pritet të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku edhe do të merret vendimi për kandidatin e LDK-së për kryeministër. Sipas të gjitha gjasave, kandidati mund të jetë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Gjilanit.
Megjithatë, gjërat ende nuk janë të definuara – dhe sipas burimit – vendimi final do të merret në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. /Periskopi/