BallinaBotëNjë muaj Trump në Shtëpinë e Bardhë – 30 ditët që ndryshuan...

Një muaj Trump në Shtëpinë e Bardhë – 30 ditët që ndryshuan ShBA-të dhe botën

Tridhjetë ditët që ndryshuan Amerikën dhe po ndryshojnë botën.

Në muajin e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka shpallur një ortek masash, nga ndryshimet në skenën ndërkombëtare deri te dhjetëra urdhra ekzekutivë për politikën e brendshme.

Ai ka hedhur poshtë çdo tabu mbi negociatat me Rusinë për luftën në Ukrainë. Ka vendosur tarifa tregtare ndaj aleatëve dhe rivalëve. Ka urdhëruar dëbimin masiv të emigrantëve. Ka ndalur tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe mohuar provat e ndryshimeve klimatike. Ka larguar nga puna mijëra punonjës të administratës publike.

Përballë këtyre masave, presidenca e tij është krahasuar nga historianët me Franklin Delano Rooseveltin, por në një formë të përmbysur: Në vend që të ndërtojë institucione të mëdha dhe të qëndrueshme, Trump është shkatërruesi i rregullave dhe marrëveshjeve. Ai ka marrë kontrollin absolut mbi sistemin politik dhe ka treguar se nuk do të ndalet para asgjëje.

Lufta tregtare dhe përplasja me Evropën

Në një sulm të drejtpërdrejtë dhe të paprecedentë, Trump ka eliminuar de facto Volodymyr Zelenskyn si liderin e Ukrainës. Ai ka shpallur tarifa të reja mbi tregtinë, duke u kthyer kundër Evropës. “Do të vendosim tarifa 25% për makinat e prodhuara jashtë vendit, për ilaçet dhe për gjysmëpërçuesit,” ka thënë ai.

Kompanitë kanë kohë deri më 2 prill për t’u përshtatur. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se tarifat do të rriten edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

- Advertisement -