back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNis votimi në PDK’në e Drenasit – Naim Bazaj, Sejdi Hoxha apo...

Nis votimi në PDK’në e Drenasit – Naim Bazaj, Sejdi Hoxha apo Kushtrim Preku?

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK’së në Drenas është mbledhur që nga mëngjesi, derisa votimi ka filluar para pak minutash. Në garë janë: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku. Dikush po thotë se gara po zhvillohet ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit për të vendosur njeriun e tyre në krye të degës.

Naim Bezaj, kandidat për kryetar të Degës së PDK’së në Drenas i ka thënë Gazetës Express se para pak minutash ka filluar votimi. Thotë se beson që gjithçka do të shkojë mirë, derisa është i bindur që ai do të jetë fitues.

“Votimi ka filluar para pak minutash, mirë po shkon. Me besimin që do të fitojë i kam hy kësaj pune”, ka thënë Bazaj.

Në garë janë: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku.  

Pos Bazajt, Hoxhës e Prenakut ishte paralajmëruar kandidatura edhe e Labinot Halilajt, i cili ka njoftuar se kurrë s’e ka vendosur interesin personal para atij të përgjithshëm.

Ndryshe, zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve. Disa prej kryetarëve që janë zgjedhur kanë pasur dhe kanë probleme me ligjin siç është Qemajl Mustafa i Gjilanit, Sokol Bashota i Klinës./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz