back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaSportNeymari poston video me fanellën e Barcelonës dhe i godet kritikët me...

Neymari poston video me fanellën e Barcelonës dhe i godet kritikët me një mesazh

Të ngjajshme

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Sulmi me makinë në paradën e Liverpoolit, gjykata jep 21 vjet e 6 muaj për autorin

Sulmuesi në paradën e Liverpoolit, Paul Doyle, është dënuar...

Hamza viziton në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit...

Neymari i ka nxitur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm në Barcelonë, duke e postuar një video ku shihet një fotografi e tij me fanellën e klubit katalonas, pranë një mesazhi nga Bibla.

Vetëm dy vjet pasi u largua nga Camp Nou për Paris Saint-Germainin, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, braziliani tani po e kërkon një tjetër transferim, transmeton Gazeta Express.

Katalonja duket se është destinacioni i tij i preferuar, përderisa beteja mes tij, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit për të ardhmen e tij vazhdon të jetë e zjarrtë.

Dhe përderisa ende nuk duket se është arritur ndonjë marrëveshje mes dy klubeve për transferimin e Neymarit, braziliani e bëri vetë lëvizjen e fundit duke e postuar një video të çuditshme në Instagram.

Në kripin e postuar shihet Neymari  me një fanellë të Barcelonës, edhe pse fotoja është e shkrepur në bardhezi.  Kjo foto është pranë një fjalie nga Bibla, me të cilën Neymari i goditi kritikët e tij.

Teksti i plotë i Isaiah 54:17, i publikuar në gjuhën portugeze në videon e postuar nga Neymari, është si në vijim:

“Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses,

Dhe çdo gjuhë që do të ngrihet të gjykojë kundër teje,

Ti do ta dënosh.

Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit,

Dhe drejtësia e tyre vjen nga unë

thotë Zoti”.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e konfirmoi në fillim të korrikut se Neymari dëshiron të largohet, por PSG-ja s’dëshiron ta shesë. Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, reagoi duke thënë se PSG-ja është e gatshme ta shesë Neymarin këtë verë për çmimin e duhur.

Pas kësaj, Neymari nuk u kthye në Paris për turneun parasezonal dhe përgatitjet për sezonin e ri. PSG-ja reagoi duke bërë të ditur se do ta ndëshkojë brazilianin për këtë veprim.

Në përjashtim të këtij mesazhi biblik të fundit, Neymari nuk i ka komentuar spekulimet e kësaj vere. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz