back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNë Rusi apo Turqi? Mediat bullgare: Gruevski është larguar nga Hungaria

Në Rusi apo Turqi? Mediat bullgare: Gruevski është larguar nga Hungaria

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Ndonëse pak ditë më parë njoftoi përmes një postimi në Facebook se ndodhej në Hungari për të kërkuar azil politik, mediat bullgare shkruajnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është larguar edhe nga Budapesti.

Agjencia bullgare e lajmeve, ‘Fokus’ duke iu referuar burmimeve nga VMRO-DPMNE në Shkup shkruan se Gruevski është larguar nga Hungaria, ndërsa si destinacion të mundshëm përmend Turqinë ose Rusinë.Sakaq, mediat hungareze shkruajnë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.Qeveria e Hungarisë, përmes një njoftimi ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për t’u arratisur nga Maqedonia.

Qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet, ku thuhet se diplomatët hungarezë e kanë ndihmuar Gruevskin të kalojë nëpër tre shtete.

Ish kryeministri maqedonas është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz