back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaTeknologjiNë fund të 2016-tës, gjysma e popullsisë së botës do të ketë...

Në fund të 2016-tës, gjysma e popullsisë së botës do të ketë qasje në internet

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Brenda fundit të 2016-tës pothuajse gjysma e popullsisë së botës do të ketë qasje në internet nxitur nga rritja e mbulimit të rrjeteve dhe rënia e çmimeve tha Organizata e Kombeve të Bashkuara ditën e sotme.

- Advertisement -

Në vendet e zhvilluara pothuajse 80% e popullsisë kanë qasje në inernet. Por kjo shifër është vetëm 40% në vendet në zhvillim dhe 15% në vende pak të zhvilluara.

Globalisht 47% e popullsisë është online. Edhe pse kjo është një shifër inkurajuese gjendet larg objektivave të Kombeve të Bashkuara e cila synon që 60% e popullsisë të ketë qasje në internet brenda 2020-tës.

Sipas ITU-së, 3.5 miliard përdorues do të kenë qasje në internet në fund të këtij viti.

Në 2016-tën përdoruesit nuk hyjnë më online por janë online. Shpërndarja e rrjeteve 3G dhe 4G në mbarë botën ka afruar internetin me shumë e më shumë njerëz dita ditës,” shkruante raporti.

Megjithatë shumë punë ngelet për tu bërë në vendet pak të zhvilluara. Penetrimi i internetit në këto vende ka arritur nivelin që kishin vendet e zhvilluara në 1998-tën citon raporti.

Faktorët kryesore që kontribojnë në këtë gjendje janë kostoja e shërbimit dhe mungesa e infrastrukturës. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz