Ish-presidentja Osmani në Turqi, e merr një çmim, ia dedikon presidentit Rugova!
dp

Lexo edheSHBA synon fundin përfundimtar të luftës në Ukrainë, nisin negociatat vendimtare në Abu Dhabi

Ish-presidentja e Republikës, tani deputete e LDK-së, Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për ndarjen e çmimit “Global Diplomacy Award”, në praninë e mbi 350 pjesëmarrësve nga 32 shtete të botës, të cilët u mblodhën në Turqi me ftesë të organizatës “Global Journalism Council”.
“Diplomacia e vërtetë ndërton ura dhe qëndron gjithmonë në anën e drejtësisë.


Këtë çmim ia dedikoj, sikurse çdo çmim tjetër, popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që ne sot ta gëzojmë lirinë.
Njëkohësisht, ia dedikoj Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili na mësoi rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive.
Lexo edheSHBA synon fundin përfundimtar të luftës në Ukrainë, nisin negociatat vendimtare në Abu Dhabi



Ky çmim është edhe një homazh për gazetarët që, gjatë luftës në Kosovë, me guximin për të treguar të vërtetën, ndihmuan në shpëtimin e jetëve të panumërta. Sepse gazetaria e guximshme nuk është vetëm dëshmi e historisë, por edhe mbrojtje e jetës dhe e njerëzimit.
Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim”. /Indeksonline/