Krasniqi nga Germin: Deri në vitin 2025 mbi 600 mjekë nga Kosova kanë imigruar në sistemin gjerman
dp
Lexo edheHaxhiu propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet, kërkon pension edhe për ata që nuk i kanë 15 vjet kontribute
“Sipas të dhënave gjermane, deri në vitin 2025 janë mbi 600 mjekë në sistemin gjerman që kanë imigruar nga Kosova. Shifra e saktë, sipas Asociacionit të Mjekëve për vitin 2025, është 611 mjekë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se shifra është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për infermierët.
“Sipas një studimi të vitit 2022, çdo ditë një infermier emigron nga Ballkani në Gjermani”, ka deklaruar Krasniqi.
Lexo edheHaxhiu propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet, kërkon pension edhe për ata që nuk i kanë 15 vjet kontribute
Ai ka theksuar se këto të dhëna përfshijnë vetëm Gjermaninë, pa i llogaritur vendet e tjera evropiane ku kanë emigruar profesionistët shëndetësorë.
Kurse kryeministri Albin Kurti deklaroi ditë më parë se u kthyen 171 doktorë.