Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur
dp

Lexo edheÇmimi i naftës pati rënie brenda 7 ditëve, por vazhdon furnizimi me çmime tejet të larta

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër.
Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.
Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka trajtuar rastin nga fillimi.
Kjo është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur.
“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”
Lexo edheÇmimi i naftës pati rënie brenda 7 ditëve, por vazhdon furnizimi me çmime tejet të larta
Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt.
Jeton akuzohet se e kishte rrahur e kërcënuar me vdekje Arlindën, para se të ndodhte vrasja makabre e saj me sëpatë nga kunati, vëllai i tij, Albert Sylaj.
Në aktakuzë shkruhen krejt torturat që 49 vjeçarja i kiahte përjetuar nga ai.
Detaje nga dosja e rëndë dhe shumë shqetësuese: