E mitura largohet nga shtëpia në Deçan, policia e gjen gjatë patrullimit
dp
Lexo edheIsh-presidentja Osmani në Turqi, e merr një çmim, ia dedikon presidentit Rugova!
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 nëntor 2026, ndërsa bëhet e ditur se nuk ishte hera e parë që e mitura largohej nga shtëpia.
Nëna ka deklaruar se vajza e saj përdor terapi të caktuar nga mjeku psikiatër.
Pas raportimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa rreth orës 05:15, gjatë patrullimit, kanë hasur në të miturën.

Lexo edheIsh-presidentja Osmani në Turqi, e merr një çmim, ia dedikon presidentit Rugova!
Ajo më pas është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.
Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”. /Lajmi.net/