Ndodhi edhe kjo: Në vend se të merret në pyetje nga Komisioni, Thaçi po i merr në pyetje ata
BILLI

Lexo edheJovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe “pse bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës e s’bëhesh pjesë e Listës Serbe”

Presidenti Hashim Thaçi, deri më tani është duke e “marrë në pyetje” Komisionin, e jo Komisioni atë.
Presidenti fillimisht kërkoi të verifikohet prezenca e të pranishmëve, duke kërkuar qe deputetët të prezantohen me emra dhe mbiemra, raporton Koha Ditore.
Tani po kërkon që të dijë se kush është eksperti që e ka hartuar draft-raportin.
Presidenti është duke refuzuar të vazhdojë mbledhja me intervistimin e tij pa e pranuar këtë përgjigje.
Këtë, po thotë se ia garanton pozita e tij e presidentit, si dhe pozita e komandantit Suprem të FSK-së.
“Unë respektoj çdo deputetë, ka qenë unanimitet që të ndodhë ky komision. E vlerësoj lartë interesin kombëtar nga secili prej jush. Kam të drejtë ta kontestojë ekspertin, kush është ai?”, pyeti Thaçi.

Lexo edheJovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe “pse bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës e s’bëhesh pjesë e Listës Serbe”
Ndërkaq, Hajdar Beqa nga PDK, tha se eksperti është propozuar nga Xhelal Sveçla.
“Nuk e kemi dit çka punon, a punon për ndonjë agjenci. Veç e dimë që ka punuar te Avokati i Popullit”, tha ai.
Ndërkaq, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi tha se presidenti paska shkuar në Komision për të bërë pyetje e jo për t’u përgjigjur.
“Presidenti paska ardh me bë pyetje dhe jo me dhanë përgjigje. A ju ka kontaktu presidenti i Turqisë Erdogan që të dëboni 6 shtetasit turq?”, pyeti ai.
Presidenti vazhdon të mos përgjigjet, ai po kërkon sërish të dihet për detajet e angazhimit të ekspertit.