BallinaLajmeNaftëtarët pranë falimentimit, Bernjani: Shteti t’i kthejë sytë kah ata që e...

Naftëtarët pranë falimentimit, Bernjani: Shteti t’i kthejë sytë kah ata që e mbushin buxhetin, jo kah çajtoret

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Çmimi i naftës ka rënë në nivelet më të ultë që mbahet mend ndonjëherë, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar. Pandemia ka gjunjëzuar edhe tregun e naftës në Kosovë. Ata kanë kërkuar masa urgjente nga Qeveria, pasi thonë se shtetin e buxhetin e shtetit e mbajnë ata.

Virusi Korona që u shfaq në Kosovë më 13 mars ka bërë që shumë biznese të mbyllen e disa tjera janë obliguar që të punojnë me staf të reduktuar.

Ekonomia në Kosovë ka filluar të gjunjëzohen, bashkë me të një kthesë të madh negative po e merre edhe buxheti i shtetit. Kjo pasi, dy burimet kryesore qe mbushin buxhetin, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës tashëm kanë njoftuar se të hyrat kanë e tyre kanë rënë për disa miliona euro, shkruan lajmi.net

Koronavirusi ka goditur edhe kompanitë e derivateve që operojnë në Kosovë të cilat e mbushin buxhetin e shtetit për 30 për qind.

“Tatim paguesit më të mëdhenj në Kosovë sot janë naftëtarët. 30 për qind e buxhetit mbushet nga ky sektor. Qeveria duhet të ktheje sytë nga ky sektorë, se po të falimentojnë naftëtarët falimenton edhe shteti”, tha për lajmi.net kryetarit të Shoqatës së Natarëve, Fadil Berjani.

Berjani shprehet i shqetësuar për faktin se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, ku me këtë rast mbi 80 për qind e punëtorëve kanë mbetur pa punë.

“Naftëtarët janë duke punuar 2 deri 5% kapacitet, nuk ka punë sektori i naftës është në rënie totale. Ne kemi kërkuar nga Ministria e Financave, që të ndahen mjete për paga sepse mbi 80 për qind të gjithë punëtorët në sektorin e naftës, janë të liruar nga puna, kështu që të gjithë së bashku të bëhemi ta. Asnjë kompani e naftës nuk do të mund të paguaj punëtorët e vetë. Në kushte normale kanë hyrë rreth 100 autopbotë në ditë në Kosovë, pas shfaqjes së pandemisë kanë hyrë rreth 18, sot a hynë dy ajo”, tha ai.

Ai ka thotë se Qeveria duhet të marrë kredi për të ndihmuar ndërmarrjet, si fazë e dytë e ndihmesës për bizneset, ndërkohe mendon se pakoja e pare e qeverisë më shumë ishte sociale.

“Shteti duhet të mendojë që të marrë kredi nga jashtë dhe të njëjtat t’i lëshojë më kushte shumë të volitshme për shumë vite, ndryshe situata do të jetë shumë e vështirë. Pe shohë një tendencë se më shumë sytë janë kah ndërmarrjet e vogla, si shitoret a çajtoret, nuk kamë kundër kësaj asgjë edhe ato duhet të ndihmohem, por, po e them prapë, barrën e buxhetit të shtetit e mbajnë ndërmarrjet e mëdha. Ato përbejnë standard në Kosovë. Më vjen keq se edhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës pak ose hiq po e ngre çështjen e ndërmarrjeve të mëdha”, tha tutje kryetari i naftëtarëve.

Për çdo vit, bizneset kosovare të të gjitha llojeve dhe madhësive janë kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Megjithatë, korporatat e mëdha në Kosovë përbëjnë burimin kryesor të të hyrave vjetore me shuma multimilonëshe në arkën e shtetit, duke e bërë dallimin dhe shkëputjen nga bizneset tjera kontribuuese në buxhetin vjetor të vendit.

Për rreth 10 vite me radhë, listës së tatimpaguesve kryesor në Kosovë i prin korporata e derivateve HIB Petrol, e cila aktualisht po kalon nëpër një krizë të madhe.

Nga burimet e Doganës së Kosovës thuhet se përgjatë vitit 2019, HIB Petrol i ka sjellë buxhetit të shtetit rreth 70 milionë euro në taksa dhe tatime. Në listën e top dhjetëshes janë edhe kom

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz