Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMustafa: Qeveria në detyrë të mos ia lejojë vetes qëndrimin në pushtet...

Mustafa: Qeveria në detyrë të mos ia lejojë vetes qëndrimin në pushtet jashtëligjshëm

Të ngjajshme

Nuk kursehet Riri, ekspozon gjoksin në reçipeta transparente

Bukuria e Rihannës thjesht nuk do të ndalet. 37-vjeçarja e hitit...

Etrit Berisha i jashtëzakonshëm, po rikthehet në formën e tij të dikurshme

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha është duke...

Chelsea po i bënë gati 55 milionë euro për yllin e ri të Premierligës

 Chelsea po përgatit një ofertë interesante për të tentuar...

Ish-kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Isa Mustafa, kërkoi nga Qeveria në detyrë të mos qëndrojë në pushtet jashtëligjshëm.

“Në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2017, në konsultim me Zyrën Ligjore të KM dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit, që sot është kryetar i Odës së Avokatëve , në harmoni me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë lirova nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit. Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri.

Këtë veprim nuk e ndërmorëm që të jemi shembull i zbatimit të Kushtetutës, por që të preventojmë të mos bëhemi shembull i shkeljes së saj. Në fakt, çdo njëri prej tyre kërkoi që mandati i tij/i saj në qeveri të mos bie në mospërputhshmëri kushtetuese me mandatin legjislativ, edhe pse në atë kohë Kosova nuk e kishte Ligjin për Qeverinë, i cili tani në mënyrë eksplicite e bënë ligjërisht të detyrueshme normën kushtetuese se asnjë person nuk mundet në të njëjtën kohë të ushtroj pozita ekzekutive dhe ato legjislative. Këtë e tha edhe Gjykata Supreme para disa ditësh.

Qeveria në detyrë nuk duhet t’i lejojë vetes veprim antikushtetues dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit. Sidoqoftë brishtësia e fuqisë pushtetore provohet më së miri kur të biesh nga pushteti. Atëherë jo vetëm se do duhej dhënë përgjegjësi për veprime jo legale dhe jo legjitime por edhe të pret përgjegjësia individuale para ligjit për pasojat e krijuara nga mospërfillja e gjyqësorit”, shkroi në Facebook, Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit