Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMustafa: Më 2017 i shkarkova qeveritarët që ishin bërë deputetë, mospërfillja e...

Mustafa: Më 2017 i shkarkova qeveritarët që ishin bërë deputetë, mospërfillja e gjyqësorit nga Qeveria në detyrë duhet të ketë pasoja

Të ngjajshme

Gjest i mirë nga sulmuesi Jackson, dhuron donacion në një spital në vendlindje

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson gjendet në pushime në...

Nuk kursehet Riri, ekspozon gjoksin në reçipeta transparente

Bukuria e Rihannës thjesht nuk do të ndalet. 37-vjeçarja e hitit...

Etrit Berisha i jashtëzakonshëm, po rikthehet në formën e tij të dikurshme

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha është duke...

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar se si në vitin 2017 i kishte liruar nga detyra një zëvendëskryeministër dhe tetë ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit.

Duke e sjellë këtë shembull, ai mori shkas të shkruajë në Facebook pas vendimit të Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

“Të nderuar miq, Në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2017, në konsultim me Zyrën Ligjore të KM dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit, që sot është kryetar i Odës së Avokatëve , në harmoni me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë lirova nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit. Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, shkroi Mustafa.

Atë veprim, ish-kryeministri tha se nuk e kishin marrë “që të jemi shembull i zbatimit të Kushtetutës”, por që “të preventojmë të mos bëhemi shembull i shkeljes së saj”.

“Në fakt, çdo njëri prej tyre kërkoi që mandati i tij/i saj në qeveri të mos bie në mospërputhshmëri kushtetuese me mandatin legjislativ, edhe pse në atë kohë Kosova nuk e kishte Ligjin për Qeverinë, i cili tani në mënyrë eksplicite e bënë ligjërisht të detyrueshme normën kushtetuese se asnjë person nuk mundet në të njëjtën kohë të ushtroj pozita ekzekutive dhe ato legjislative. Këtë e tha edhe Gjykata Supreme para disa ditësh”, shkroi ai.

Qeveria në detyrë e ka cilësuar si “arbitrar” dhe “të pabazuar në ligj” vendimin e Gjykatës Supreme, duke thënë se ligji nuk i ndalon shprehimisht ministrat në detyrë të nxjerrin akte nënligjore.

“Qeveria në detyrë nuk duhet ti lejojë vetes veprim antikushtetues dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit. Sidoqoftë brishtësia e fuqisë pushtetore provohet më së miri kur të biesh nga pushteti. Atëherë jo vetëm se do duhej dhënë përgjegjësi për veprime jo legale dhe jo legjitime por edhe të pret përgjegjësia individuale para ligjit për pasojat e krijuara nga mospërfillja e gjyqësorit”, shkroi Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit