Musliu-Shoshi kritikon mungesën e Konjufcës në kuvend: Për herë të tretë po kërkoj përgjigje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
dp

Lexo edheRrustemi: Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë duhet ta marrin përgjigjen e duhur nga Republika e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar mungesën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në seancën plenare, duke thënë se për herë të tretë po e ngre të njëjtën çështje pa marrë përgjigje.
Gjatë parashtrimit të pyetjes parlamentare, Musliu-Shoshi tha se ministri e ka obligim të jetë i pranishëm në kuvend për t’iu përgjigjur deputetëve, shkruan IndeksOnline.
“Nuk është hera e parë, por është hera e tretë që e adresoj këtë çështje dhe, fatkeqësisht, ai nuk është i pranishëm në seancë për t’iu përgjigjur. Kjo është obligim i tij”, u shpreh ajo.
Deputetja theksoi se pyetja e saj ka të bëjë me zhvillimet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lexo edheRrustemi: Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë duhet ta marrin përgjigjen e duhur nga Republika e Kosovës
“Pyetja e parë që kam adresuar ka të bëjë me adresimin dhe zhvillimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, deklaroi Musliu-Shoshi.
Ajo nuk mori përgjigje në seancë për shkak të mungesës së Konjufcës, mungesë kjo e arsyetuar si angazhim i ministrit me agjendën përkatëse të tij.