Murati: Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm, komunat nuk janë dëmtuar nga rishikimi i buxhetit
dp

Lexo edheMinistri Basha: Punimët në autostradën e Gjilanit kanë arritur në 80%!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin publik është e paraparë me Ligjin e Buxhetit dhe do të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ministri kundërshtoi edhe deklaratat se komunat po penalizohen nga rishikimi i buxhetit, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e fondeve u dedikohet pikërisht komunave, shkruan IndeksOnline. “Gjysma e personelit që paguhet nga buxheti i shtetit është në komuna. Mjetet ndahen proporcionalisht dhe komunave u transferohen fondet për mbulimin e pagës së 13-të dhe përvojës së punës”, u shpreh ai.
Sa i përket pagës së 13-të, Murati tha se ajo ka qenë e paraparë në Ligjin e Buxhetit tash e tri vjet dhe se pagesa e saj për vitin 2026 ishte planifikuar të bëhej në fillim të vitit.

Lexo edheMinistri Basha: Punimët në autostradën e Gjilanit kanë arritur në 80%!
Ai shtoi se veprimet aktuale përbëjnë vetëm mbulim të hershëm të hendekut buxhetor, sipas parashikimeve të ligjit, ndërsa theksoi se paga e 13-të për vitin e ardhshëm do të paguhet në fillim të vitit 2027. Murati tha se, nëse miratohet rishikimi i buxhetit, punonjësit do të përfitojnë edhe pagesën retroaktive të shtesës për përvojën e punës prej 0.5 për qind, duke nisur nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave e deri në fund të vitit 2025.