Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dy prej tyre të dënuar me gjithsej gjashtë vjet burgim
dp

Lexo edheRikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Podujevë, të cilët ishin dënuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimet janë realizuar nga njësitë e stacionit policor në Podujevë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
I arrestuari i parë, A. F., 38 vjeç, ishte në kërkim për veprat penale “Grabitje” dhe “Vjedhje – grabitje në tentativë”, për të cilat ishte dënuar me katër vjet burgim.
Ndërkohë, A. F., 42 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Grabitje”, për të cilën ishte dënuar me dy vjet burgim.

Lexo edheRikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Policia ka arrestuar edhe L. J., 27 vjeç, i cili kërkohej për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të tre personat janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet gjyqësore, ka njoftuar Policia e Kosovës.