Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës
dp

Lexo edheMusliu-Shoshi kritikon mungesën e Konjufcës në kuvend: Për herë të tretë po kërkoj përgjigje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se të dyshuarit me inicialet Z.B. dhe G.B. janë arrestuar të enjten në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të Istogut.
Arrestimet janë rezultat i hetimeve të zhvilluara për një periudhë të gjatë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale.
Sipas komunikatës së përbashkët, veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Speciale. /Lajmi.net/

Lexo edheMusliu-Shoshi kritikon mungesën e Konjufcës në kuvend: Për herë të tretë po kërkoj përgjigje për anëtarësimin e Kosovës në KiE