Kanosi një person me armë dhe pretendoi se ishte nga AKI-ja, i dyshuari përfundon në mbajtje
dp

Lexo edheMë 21 dhjetor nis gjykimi në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë

Rasti është raportuar më 27 tetor, rreth orës 23:50, kur viktima mashkull ka njoftuar Policinë se ishte kanosur me armë nga i dyshuari.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari ishte prezantuar si zyrtar i AKI-së.
Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 28 fishekë. Sipas raportit, për armën dhe municionin e gjetur, i dyshuari kishte leje.

Lexo edheMë 21 dhjetor nis gjykimi në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/