S’ka zgjedhje por ka aderime, Gjini sapo e zyrtarizoi një ardhje të re

Profesori i Gjuhës Gjermane, Neki Jahaj, i është bashkuar Aleancës, ndërsa aderimi i tij është zyrtarizuar në një takim me kryetarin e partisë, Ardian Gjini.
Lajmi është bërë i ditur nga AAK-ja, e cila e ka mirëpritur Jahajn në radhët e saj, duke e cilësuar si një profil me përvojë të gjatë profesionale në arsim dhe menaxhim.
“Mirësevjen në Aleancë, Prof. Neki Jahaj!
Një vlerë e shtuar dhe një profil i lartë intelektual i bashkohet rrugëtimit tonë politik.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim z. Neki Jahaj, duke zyrtarizuar kështu aderimin e tij në radhët tona.
Z. Jahaj vjen me një bagazh të jashtëzakonshëm profesional si Profesor i Gjuhës Gjermane, Përkthyes Gjyqësor dhe Ekzaminues i Licencuar Ndërkombëtar i ÖSD-së. Ai gëzon një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në menaxhimin arsimor, duke shërbyer si Drejtor dhe Zëvendësdrejtor Ekzekutiv në Gjimnazin “Loyola“, si dhe është themelues e drejtues i Shkollës së Gjuhëve „URA“.

Lexo edheBajrami kërkon të bëhet publike sa para ka humbur Kosova nga Plani i Rritjes
Kryetari Ardian Gjini i ka uruar mirëseardhje z. Jahaj, duke vlerësuar lart vendimin e tij për t’u bërë pjesë e Aleancës.
Bashkimi i njerëzve të dëshmuar të dijes, arsimit dhe menaxhimit është garancia më e mirë për projektet dhe vizionin që Aleanca ka për të ardhmen.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Gjini.












