back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajme“Mos u bëni idiotë, ejani më ndihmoni”, i huaji kërkon ndihmë për...

“Mos u bëni idiotë, ejani më ndihmoni”, i huaji kërkon ndihmë për të plagosurit në Prishtinë

Të ngjajshme

Hajdari arsyetohet pse i iki drejtësisë sot: Nuk kam pranuar thirrje nga ana e Gjykatës

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari sot e kishte seancën...

I gjeti 700 euro në rrugë dhe i dorëzoi në polici

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës...

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar...

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet...

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Një person i huaj në Prishtinë është parë duke i ndihmuar njërit prej personave që kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së sotme.

Në videot e publikuar befasisht shihet se vetëm një person që fliste anglisht ka shkuar për t’i ndihmuar të plagosurit.

“Mos u bëni budallenj, më sillni diçka për ta ndihmuar, më sillni një bluzë mos shikoni si idiotë ejani ta ndihmojmë”, dëgjohet duke thënë ai.

Aty dëgjohet duke thirrur disa herë ndihmë në gjuhën angleze, por askush nuk shkon për ndihmë nga qytetarët. Më pas Policia e Kosovës dhe mjekët nga QKUK janë për duke provuar t’i ndihmojnë

Një person ka vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili tha se një person nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve.

“4 persona kane ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekesor,1 ka vdekur nuk ka arrite të ju mbijetoj plagëve. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka deklaruar ai.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës pak më herët ka konfirmuar rastin për Sinjalin.

Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Sinjalin se katër persona kanë mbetur të plagosur.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka deklaruar Ahmeti./Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz