Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeMolliqaj paralajmëron se PSD s’do të ndalet: Vazhdojmë, protesta, aksione, tubime

Molliqaj paralajmëron se PSD s’do të ndalet: Vazhdojmë, protesta, aksione, tubime

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është lajmëruar në rrjete sociale pas protestës që mbajtën sot te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka paralajmëruar edhe protesta, aksione e tubime të tjera, derisa ka bashkangjitur disa fotografi nga protesta e sotme.

“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime. Protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj.

Ndryshe, me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në Prishtinë është protestuar edhe më 26 janar kundër rritjes së rrymës.

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

- Advertisement -

Të Fundit