Friday, July 18, 2025
BallinaJetëKurioziteteMisteri i Zagrebit: Kush po ujit lulet në çatinë e shtëpisë së...

Misteri i Zagrebit: Kush po ujit lulet në çatinë e shtëpisë së braktisur?

Të ngjajshme

Skandal | Kraki përsëri thotë se Kosova ka qenë shtet bandit, mediat i quan kriminale

Mësimdhënësi nga Parisi, deputet i Vetëvendosjes, e ka vazhduar...

Aksident me 4 të plagosur në Librazhd-Qafë Thanë

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Nga fiskalizimi tek urat: Vendimet e Qeverisë në detyrë...

Një kopsht i improvizuar në çatinë e një shtëpie të vjetër në kryeqytetin kroat, Zagrebin është bërë hit në rrjetet sociale.

Por siç shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ajo çfarë është më interesante është fakti se nuk dihet se i kujt është ky kopsht, dhe më e rëndësishmja se si dhe nga kush po ujitet.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një shtëpi tanimë të braktisur, pranë së cilës, në njërën anë gjendet një stacion i zjarrfikësve dhe një dyqan i një firme me pakicë.

“Nuk kam parë asnjë njeri, por kam dëgjuar se aty jeton një çift të cilët presin që të vdesin para se shpia të rrëzohet”, ka thënë një qytetar i vjetër i kësaj pjese.

As kamerierët e një kafeneje aty afër nuk dinë të shpjegojnë një gjë të tillë.

Gjithsesi, në fund thuhet se kushdo që është duke u kujdesur këtë kopsht, ka krijuar një oazë interesante në mesin e ndërtesave moderne.

- Advertisement -

Të Fundit