Mjegull në rajonin e Ferizajt, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik
dp
Lexo edheArrestime të njëpasnjëshme| Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit
Sipas Policisë, mjegulla është më e theksuar në zonat me pozitë më të ulët gjeografike, ku kushtet atmosferike po vështirësojnë qarkullimin e automjeteve, raporton lajmi.net
Për të shmangur aksidentet, Policia u rekomandon shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të përdorin dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, si dhe të mbajnë distancë të mjaftueshme ndërmjet automjeteve.
Gjithashtu, shoferëve u kërkohet të shmangin parakalimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të veçantë në zonat pranë lumenjve, ku mjegulla mund të jetë edhe më e dendur.
Lexo edheArrestime të njëpasnjëshme| Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve./Lajmi.net/