BallinaLajmeMinistria e Shëndetësisë dërgon një kontingjent me barna në Deçan

Ministria e Shëndetësisë dërgon një kontingjent me barna në Deçan

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Ministria e Shëndetësisë është mobilizuar pasditen e sotme për ta furnizuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, pas shfaqjes së rasteve të helmimit.

MSH ka nisur një kontigjent për QKMF-në në Deçan me barna dhe materiale mjekësore për trajtimin e qytetarëve që po vazhdojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit, shkruan Gazeta Shneta.

Vitia thotë se dy vdekjet në Deçan s’kanë të bëjnë me helmimet

Gazeta ka marr disa informacione nga MSH lidhur me materialet që janë nisur pasditën e sotme për në QKMF.

Depoja Qendrore e MSH-së do të dërgojë mbi 2 mijë tretje NaCl, sisteme të infuzionit, shiringa, fllastera e kanilla. Poashtu QKMF do të furniziohet edhe me glukozë si dhe disa lloje të ilaqeve tjera.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se furnizimi do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me alkool, barna të tjera si dhe materiale harxhuese.

Kujtojmë se deri më tani janë paraqitur rreth 1500 raste të helmimit në rrethinën e komunës së Deçanit. Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, ndonëse po bëhen analiza të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz