BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepet sipas ligjit

Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepet sipas ligjit

Të ngjajshme

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptar, duke theksuar se provimi i jurisprudencës jepet në përputhje me ligjin në fuqi.

“Bëhet fjalë për provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit rreth sistemit juridik. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv dhe shqyrton me vëmendje nismat dhe propozimet, në kuadër të kompetencave juridike”, theksohet në reagim.

Ministria me të cilin udhëheq Igor Fillkov gjithashtu kritikoi mungesën e simboleve shtetërore në protestën e studentëve shqiptarë ndërsa shprehu shqetësim për siç rolin e një partie opozitare në këto protesta, duke ngritur dyshime për instrumentalizim politik dhe përdorim të retorikës etnike për qëllime të caktuara./Alsat.mk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz