Dua Lipa sapo ka përfunduar turin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Artistja më në zë e momentit ka mbajtur gjithsej 24 koncerte gjithandej SHBA-së, prej kur iu kthye koncerteve pas festivalit Sunny Hill , shkruan IndeksOnline.
Dua do të vazhdojë turin e saj “Radical Optimism” në Amerikën Latine, teksa ka falënderuar fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme që mori këto ditë.
“Dhe ky është përfundimi i xhiros në Amerikën e Veriut, të turneut Radical Optimism!!!!! Faleminderit Seattle për dy netët perfekte – plot adrenalinë nga gjithë energjia që më dhatë – të performoja me dy legjenda ishte një ëndërr e vërtetë!! Faleminderit Brandi Carlile dhe Benjamin Gibbard që më pritet në qytetin tuaj!!! Më duket sikur mbylla sytë dhe mbaroi – 24 shfaqje tamam!!!! Ju dua, faleminderit” shkroi Dua.