BallinaLajmeLajmet e FunditMblidhet KQZ-ja, pritet të diskutohet për buxhetin e zgjedhjeve lokale

Mblidhet KQZ-ja, pritet të diskutohet për buxhetin e zgjedhjeve lokale

Të ngjajshme

Arrestohet burri nga Podujeva, sulmoi dhe kërcënoi me thikë gruan

Një rast i dhunës në familje është raportuar...

​Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është...

Konfiskohet sasi e konsiderueshme djathi pa dokumente në Leposaviq

Në fshatin Sharpejl të Leposaviqit, më 29 mars 2026...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje në ambientet e zyrave të saj. Në rend dite janë parashikuar një sërë çështjesh që lidhen me përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2025 si dhe me funksionimin e brendshëm të institucionit.

Ndër pikat kryesore të mbledhjes është rekomandimi për formimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin e kundërshtimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025.

Po ashtu, pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa procedura standarde që kanë të bëjnë me veprimtarinë zgjedhore dhe regjistrimin e subjekteve politike.

Në mbledhje do të trajtohen edhe çështje buxhetore, përfshirë rishikimin e buxhetit të KQZ-së për vitin 2025 dhe raporti i komisionit për tjetërësimin e pasurisë jofinanciare në kuadër të zgjedhjeve. Gjithashtu, do të ketë raportime nga këshillat për Informim Publik dhe për Personel, ndërsa një pjesë e mbledhjes i është rezervuar diskutimeve të ndryshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz