Showmani i njohur turk Mehmet Ali Erbil, një nga figurat më të dashura e më të komentuara të ekranit, ka kurorëzuar dashurinë me të dashurën e tij 26-vjeçare, Gülseren Ceylan.
Kjo është martesa e gjashtë për 68-vjeçarin, i cili këtë herë ka zgjedhur një ceremoni të thjeshtë familjare në Stamboll, më 28 gusht, ku morën pjesë vetëm miqtë dhe familjarët më të afërt.
Megjithëse çifti ndau momente të lumtura nga ceremonia në rrjete sociale, ajo që ndezi më shumë diskutime ishte diferenca e madhe e moshës mes tyre – plot 42 vjet. Komentet dhe debatet në rrjet u shtuan edhe më shumë pasi u theksua se bashkëshortja e re e Erbil është më e re se vajzat e tij: Sezin, 43 vjeç, dhe Yasmin, 29 vjeç.
Përballë kritikave dhe komenteve të shumta, Mehmet Ali Erbil zgjodhi të përgjigjej me humor. Në një reagim për ndjekësit e tij, ai tha:
“Dallimi ynë është vetëm 40! Ç’rëndësi ka, miq… është thjesht një numër!”
Kështu, pavarësisht reagimeve të shumta, Erbil duket i qetë dhe i lumtur pranë Gülseren Ceylan, duke e nisur kapitullin e ri të jetës me optimizëm dhe humor.