back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaShowBiz“Duke dashur çdo pjesë të këtij trupi të ri”, Dafina Zeqiri rrëmben...

“Duke dashur çdo pjesë të këtij trupi të ri”, Dafina Zeqiri rrëmben vëmendjen me format pas lindjes

Të ngjajshme

Vetëm pak javë më parë, Dafina Zeqiri u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja e dashur për publikun solli në jetë një djalë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit foto apo video të vogëlushit të saj.

Por së fundmi, Dafina ka vendosur që të tregojë me krenari trupin e saj pas lindjes. Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale, këngëtarja shihet me një palë xhinse të grisura dhe një top ngjyrë nude, ndërsa pozon para pasqyrës duke shfaqur linjat e saj natyrale pas periudhës së shtatzënisë.

Dafina ka zgjedhur të shoqërojë videon me një mesazh motivues për ndjekësit: “1.5 muaj pas lindjes, duke mësuar, dashur dhe përqafuar çdo pjesë të këtij trupi të ri”.

Me këtë postim, artistja sjell një mesazh të fortë, duke treguar se bukuria nuk fshihet pas përsosmërisë, por në dashurinë për trupin dhe ndryshimet që ai përjeton.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz