Marquinhos nuk harrohet nga tifozët e Romës, duartrokitet pas ndeshjes në “Parkun e Princave”

Roma dhe Paris Saint-Germain barazuan 2:2 mbrëmjen e kaluar në “Parkun e Princave”, në një përballje të UEFA Champions League.
Përtej rezultatit, vëmendjen e mori edhe një moment i veçantë mes mbrojtësit brazilian Marquinhos dhe tifozëve të Romës, shkruan Indeksonline
Pavarësisht se qëndrimi i tij në kryeqytetin italian ishte i shkurtër, Marquinhos vazhdon të gëzojë respekt dhe dashuri të veçantë nga tifozët verdhekuq. Pas përfundimit të ndeshjes, ai iu afrua mbështetësve të Romës për t’i përshëndetur, duke u pritur me duartrokitje dhe brohoritje.
Kujtojmë se Marquinhos iu bashkua Romës në vitin 2012, ndërsa vetëm një sezon më vonë, në vitin 2013, u transferua te Paris Saint-Germain. Megjithatë, koha e shkurtër e kaluar në kryeqytetin italian ka mjaftuar për të krijuar një lidhje që vazhdon të jetë e veçantë edhe sot./Indeksonline/
Lexo edheIsak zhbllokon ndeshjen, Liverpooli kalon në epërsi ndaj Club Brugge
Belle scène de communion entre les supporters de l’AS Roma et Marquinhos lui-même, ancien joueur du club italien. Le respect et l’élégance font aussi partie intégrante du football. 🙏🏼 pic.twitter.com/hOArJ0azZD
— La Source Parisienne (@lasource75006) November 25, 2026









