Enver Hoxhaj flet për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së
dp

Lexo edheKurti e Rama shtrënguan duart dhe u panë bashkë gjatë samitit në Bruksel

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar miratimin e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.
“Ne kemi miratuar strategjinë, e cila ndërton një politikë shtetërore për mbrojtjen e udhëheqjes së shtetit në Hagë. Ajo ka disa elemente shumë të mira, për të cilat besoj se së shpejti do të flasim më gjerësisht” tha ai.
I pyetur se çka përmban kjo strategji, Hoxhaj tha se ajo do të mbrojë parimet themelore të historisë sonë: pavarësinë dhe luftën për liri.
“Ajo që ne mundemi të ndajmë si elemente të strategjisë, si parime dhe premisa mbi të cilat është ndërtuar, është se liria e Kosovës nuk është krim. Pavarësia jonë nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe ne do të zhvillojmë një betejë politike e diplomatike, me mjete politike dhe përfaqësuese, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, kudo që të arrijmë ta bëjmë këtë” shtoi ai.

Lexo edheKurti e Rama shtrënguan duart dhe u panë bashkë gjatë samitit në Bruksel
Kujtojmë se nesër, më 27 nëntor, është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit denues të Gjykatës Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.