Kamioni ndot rrugën në Landovicë, kompania gjobitet me 1 mijë euro ndërsa shoferi me 100 euro
dp
Lexo edhePrishtina siguron 19 vende pune për viktimat e dhunës në familje, Sahiti: Do të ruhet identiteti dhe dinjiteti i tyre
Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte pastruar rrotat e automjetit para se të dilte nga terreni me baltë në rrugën e asfaltuar. Si pasojë, është ndotur rruga dhe është rrezikuar siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.
“Për këtë shkelje, personit juridik, përkatësisht kompanisë pronare të kamionit, i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1,000 euro, ndërsa drejtuesit të kamionit 100 euro. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin dhe që rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim të Policisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

Lexo edhePrishtina siguron 19 vende pune për viktimat e dhunës në familje, Sahiti: Do të ruhet identiteti dhe dinjiteti i tyre