BallinaRegjionaleDrenasLladrovci për bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit: Besoj fort në pafajësinë...

Lladrovci për bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit: Besoj fort në pafajësinë e z. Krasniqi dhe të gjithë të akuzuarve të mundshëm të tjerë

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB për bastisjen e shtëpive të Jakup Krasniqit, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka thënë se kjo qasje e EULEX-it është e pakuptueshme dhe jopronocionale kundrejt personalitetit të Krasniqit dhe familjes së tij.

Ky është reagimi i plotë:

Sot njësitet e EULEX-it, me orë të tëra kanë zhvilluar bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në Prishtinë dhe Negroc.

Për fat të keq, kjo qasje dhe mënyrë e bastisjes dhe aplikimit të metodës së aksionit të EULEX-it është e pakuptueshme dhe joproporcionale kundrejt personalitetit të z. Krasniqi dhe familjes së tij. Shqetësimet e tilla të panevojshme, nuk mund të jenë vlera të Gjykatës Speciale, të shtetit që po ndërtojmë dhe as të shtetit që synojmë.

Besoj fort në pafajësinë e z. Krasniqi dhe të gjithë të akuzuarve të mundshëm të tjerë, sepse, lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe në pajtim me normat ndërkombëtare!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz