Lista “Srpska” kthehet në Kuvend për themelimin e Asociacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se janë kthyer në Kuvend për t’i bërë presion koalicionit qeverisës që të ecet më shpejt me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Sipas opozitës, Lista Serbe ka bërë marrëveshje me partitë në pushtet për kthimin e tyre në institucione
Pas bojkotimit disamujor të institucioneve vendore Lista Serbe është kthyer në Kuvendin e Kosovës për ta jetësuar, sipas tyre, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, apo siç njihen në sintagmën e opozitës “Zajednicën”.
Edhe pse në Qeverinë e Kosovës nuk e përmendin arsyen e rikthimit, janë deputetët e Listës Serbe ata që tregojnë se çfarë i ka shtyrë të kthehen në institucionet e Kosovës pas rebelimit disamujor për rastin “Trepça”.

Lexo edheReforma zgjedhore ia shton presidentit kompetencat në fushën e sigurisë
Derisa përfaqësues të koalicionit qeverisës thonë se Asociacioni nuk do të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive, ata të opozitës konsiderojnë se Serbia po tenton ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë edhe me ndihmën e Prishtinës. Madje siç ata janë shprehur, Lista Serbe ka bërë marrëveshje me partitë në pushtet për kthimin e përfaqësuesve serbë në Kuvend. /Zeri/














