back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeReforma zgjedhore ia shton presidentit kompetencat në fushën e sigurisë

Reforma zgjedhore ia shton presidentit kompetencat në fushën e sigurisë

Të ngjajshme

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

Më shumë kompetenca në fushën e sigurisë, e më pak në diplomaci, i janë përshkruar presidentit të Republikës në amendamentet kushtetuese që brenda pak kohësh pritet të procedohen për votim në Kuvend. Ato ndryshojnë fare pak nga amendamentet e finalizuara në 2012-n.

Pakoja e reformës zgjedhore, e iniciuar gjatë vjeshtës nga presidenti Hashim Thaçi, përmban amendamentet kushtetuese, Projektligjin për zgjedhjen e presidentit, Projektligjin për zgjedhjet e Kuvendit dhe Projektligjin për zgjedhjet lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Këtyre dokumenteve, dora e fundit u është dhënë javën e shkuar. Dy ekipe punuese i kanë përgatitur ato në një punëtori që është mbajtur në Shqipëri, dhe e cila ka zgjatur nga 7 deri më 12 dhjetor, ndërkaq i janë dorëzuar presidentit më 19 dhjetor.

Presidenca nuk ka ofruar ndonjë të dhënë përkitazi me përmbajtjen e propozimeve për ndryshime kushtetuese, por një burim i gazetës që ka marrë pjesë në këtë punëtori, ka thënë se amendamentet nuk e fuqizojnë shumë kreun e shtetit. Ai ka theksuar të kenë mbetur gati të paprekura kompetencat që janë propozuar në amendamentet paraprake, të cilat nuk janë vënë për votim në Kuvend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz