back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLimaj: Hashimi e Isa po i sanojnë dëmet e bëra për t’i...

Limaj: Hashimi e Isa po i sanojnë dëmet e bëra për t’i shpëtuar ndëshkimit!

Të ngjajshme

Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi

Prokuroria e Specializuar e Hagës po insiston që Hashim...

Radoniqi dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi,...

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka kritikuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Kryeministrin Isa Mustafa, për prodhimin e dëmeve siç ka thënë ai ndaj vendit tonë.

Limaj ka thënë se me politikat e saj koalicioni qeverisës PDK-LDK e ka sjellur vendin në një gjendje jo të mirë, njofton GazetaBlic.com

Më poshtë pasqyrojmë të plotë reagimin e Limajt:

Kjo lojë me dinjitetin shtetëror përfundimisht ka marrë përmasa alarmante.
Me politikat e tyre ky koalicion i ka sjellë këtij vendi mjerim, dezintegrim dhe mure ndarëse.
Këta tash po tentojnë që rezultatet e dëmshme të politikave të tyre, në emër të kinse përmirësimit të atyre gabimeve, të ja servojnë popullit të Kosovës si fitore.
Nuk ka politikë më të mbrapsht dhe më të rezikshme se sa kjo: Prodho dëme, e pastaj sanimin e atyre dëmeve të tentosh për ta shitur sikur të arritur, vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit për dëmin e prodhuar/shkaktuar.
Kjo është ajo që po e bëjnë Hashimi e Isa.

Të Fundit

Sport

ShowBiz