Lavrov e arsyeton edhe bombardimin e spitalit të fëmijëve: Ishte bazë e nacionalistëve ukrainas
dp

Lexo edheIshte krijuar gjatë qeverisjes Hoti, por Qeveria Kurti e themelon përsëri Grupin për avancim drejt NATO-së

Lavrov e tha këtë në një konferencë për shtyp të mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas Mbytro Kuleba në Turqi,
Lavrov tha se materniteti në Mariupol ishte pushtuar nga “ekstremistët e djathtë të njësisë Azov”.
Ai pohoi se nuk kishte pacientë në spital dhe akuzoi mediat perëndimore për “shtrembërim të fakteve” për bombardimin e spitalit.

Lexo edheIshte krijuar gjatë qeverisjes Hoti, por Qeveria Kurti e themelon përsëri Grupin për avancim drejt NATO-së
Pala ukrainase njoftoi se tre persona u vranë nga bombardimi i spitalit, mes tyre një fëmijë. Në sulm mbetën të plagosur 17 persona.
Bombardimi i spitalit u pasua nga reagime të ashpra nga liderë shtetesh, disa prej të cilëve thanë se ky është krim i dokumentuar lufte.