Lassana Diarra kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim nga FIFA
dp

Lexo edheZvicra intensifikon përpjekjet për ta bindur Leon Avdullahun

Kanë kaluar më shumë se njëmbëdhjetë vjet që kur Lassana Diarra filloi betejën e tij personale me FIFA. Dhe tani është hapur një kapitull i ri në këtë histori ‘të pafundme ‘.
Ish-mesfushori francez tani po kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim, pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (GJED), e cila shpalli të paligjshme disa rregulla të sistemit të transferimeve.
Çështja filloi në vitin 2014 , kur Diarra u përpoq të ndërpresë kontratën e tij me Lokomotiv Moskën për të nënshkruar për klubin belg Charleroi.

Lexo edheZvicra intensifikon përpjekjet për ta bindur Leon Avdullahun
FIFA e refuzoi. Dhjetë vjet më vonë , në tetor 2024, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian vendosi në favor të francezit .
Tani, me mbështetjen e plotë të FIPRO-s , ai është rikthyer në akuzë./Indeksonline/