LAJMI I FUNDIT: 119 raste pozitive me Covid-19

IKShPK-ja sapo ka publikaur rastet me Koronavirus në vendin tonë.
Breda 24 orëve të fundit janë testuar 480 mostra, ku prej tyre 119 kan dalur pozitiv , ndersa 154 janë shëruar.
Postimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Lexo edheDalin detaje për aksidentin e rëndë në Drenas ku vdiq 27 vjeçari (VIDEO)
Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.














