Dalin detaje për aksidentin e rëndë në Drenas ku vdiq 27 vjeçari (VIDEO)
BILLI

Lexo edheNjë i vdekur dhe tre të lënduar në Drenas, policia jep detaje për aksidentin

Mjeku kujdestar i QKMF-së në Drenas, Fahredin Shala ka dhënë detaje për Klan Kosovën, se si ishte gjendja e të aksidentuarve kur morën njoftimin nga Policia e Kosovës.
”Rreth orës 21:40, kemi pranuar thirrjen nga policia, kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe kemi konstatuar se një viktimë ishte pa shenja jete”.
”Kishte dëmtime në qafë, në kokë – dëmtime të mëdha, dhe konstatuam se ai është pa shenja jete”.

Lexo edheNjë i vdekur dhe tre të lënduar në Drenas, policia jep detaje për aksidentin
Shala gjithashtu ka thënë se pjesëtarët tjerë që ishin të përfshirë në këtë aksident nuk kishin pësuar asnjë dëmtim dhe të gjithë ishin të moshës rinore, me vit të lindjes 1999, 2000.