Kamenica kujdeset për shëndetin e fëmijëve në çerdhe, hap tender për sigurime shëndetësore
dp

Lexo edheThe Times: Vuçiq dyshohet se planifikoi të përdorte forcën për të qëndruar në pushtet, ndryshoi qëndrim pas presionit europian

Një hap i veçantë në kujdesin për më të vegjlit. Komuna e Kamenicës ka hapur tender në vlerë prej 48 mijë eurosh për sigurimin shëndetësor të fëmijëve në çerdhe, një nismë kjo e munguar në komunat tjera të Kosovës.
Komuna e Kamenicës ka hapur procedurë të prokurimit për blerjen e shërbimeve të sigurimit shëndetësor për fëmijët që vijojnë qëndrimin në çerdhe.
Sipas njoftimit të publikuar më 23 tetor 2026, vlera e parashikuar e kontratës është 48 mijë euro.

Lexo edheThe Times: Vuçiq dyshohet se planifikoi të përdorte forcën për të qëndruar në pushtet, ndryshoi qëndrim pas presionit europian
Procedura është iniciuar nga Komuna e Kamenicës dhe është klasifikuar si shërbim, ndërsa prokurimi do të zhvillohet përmes procedurës së hapur.
Afati për dorëzimin e ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, sipas njoftimit, ka qenë më 21 shtator 2026, në orën 13:30.
