back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeLajm urgjent: Pesticidi që po helmon shqiptarët

Lajm urgjent: Pesticidi që po helmon shqiptarët

Të ngjajshme

Përfundon seanca për sot, Rubin kthehet edhe të mërkurën për të vazhduar dëshminë në Speciale

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë...

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendea

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3...

Aksident trafiku në Skenderaj

  Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe...

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur për...

Pesticidin methomyl nuk e njohin të gjithë, por një gjë është e sigurt të gjithë e konsumojnë atë.

Fermerët për të vrarë insektet e frutave dhe perimeve i spërkasin ato me kimikatin methomyl, por ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është ky insekticid.

 

 

Prof. Dr Zihni Sulaj, Shef i Pavionit të Toksikologjisë në QSUT na tregon se ky preparat depërton lehtë në organizëm dhe se degradimi i tij shkon deri në 21 ditë.

“Anë e keqe është efekti toksik. Është një preparat me toksicitet të gjerë, mund të depërtojë në organizëm po ashtu në të gjitha rrugët. Lëkurës , duarve, gojës dhe nganjëherë edhe përmes frymës. Është një preparat që mund të degradohet me vështirësi, mund të qëndrojë dy-tre javë pa u prishur në strukturat ku bie në sipërfaqet e tyre”, tregon ai.

Efekti toksik i pesticidit methomyl është aq i rrezikshëm sa mund të marri jetë njerëzish.

“ Efekti i tij toksik është i menjëhershëm. Për fat të keq në qoftë se doza e madhe e përthithur është në nivel toksik mund të çoj në krizë kolinergjike, është një preparat që të çon në bllokimin e frymëmarrjes në distres të frymëmarrjes, në dispne në dëm të mushkërive dhe insuficiencë respiratore që mund ta çojë individin në vdekje të shpejtë. Po ashtu preket sistemi kardiovuskulare me hipotension”, shprehet Prof. Dr. Zihni Sulaj, shef i Pavionit të Toksikologjisë QSUT Kimikati o rrezikshëm që vret insketet e perimeve dhe sëmur konsumatorin gjithashtu sjell edhe problem serioze mendore si ankth dhe depresion.

“Përveç efekteve akuta që janë tepër agresive ky preparat në qoftë se qëndron gjatë në produktet drithërave, ushqimore, në tokë në burimet e ujit. Mund të jap efekte të vonshme të dëmshme siç janë neuropatitë dhe aksnopatitë, dëmtimet e nervave të trupit që dëmtojnë muskulaturën që çojnë në dobësi dhe pa pamundësi në ecje me atksi që quhet nganjëherë edhe me problem mendore me depresion, ankthe dhe çrregullime psikotik. Këto janë efekte te regjistruara të vërtetuara në botë”, thotë Prof. Dr, Zihni Sulaj, shef i Pavionit të Toksikologjisë QSUT

Pavarësisht se ky pesticid është i ndaluar ai gjendet lehte në farmacitë bujqësore të vendit tonë. Institucioni përgjegjës që duhet të eliminojë këtë kimikat është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit. Neglizhenca e AKU-së vret insektet e perimeve dhe çmend njerëzit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz