BallinaLajmeKy ishte mesazhi i fundit i 15 vjeçarit nga Peja që humbi...

Ky ishte mesazhi i fundit i 15 vjeçarit nga Peja që humbi jetë në aksident (Foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Dje u raportua për një aksident të rëndë në Pejë, ku humbi jetën një 15 vjeçar, shkruan Periskopi.

Lajmin për aksidentin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

“Behet fjalë për një aksident mes një veture dhe një biçiklisti. Si pasojë e plagëve të marra biçiklisti ka ndërruar jete. Viktima i përket gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigje të Policisë.

Periskopi dje shkroi se 15 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm ishte Argjend Bekaj.

Lajmin për vdekjen e 15 vjeçarit e konfirmoi Adnan Hyseni, i cili ditë më parë kishte ndërmarrë një iniciativë bamirësie për ta ndihmuar familjen pesë anëtarshe të ish-Ushtarit të UÇK’së, Sali Bekaj nga Bellgaja e Pejës.

Sipas Hysenit, Argjendi humbi jetën teksa po kthehej nga puna ku ishte punësuar dy ditë më parë nga iniciatorët e bamirësisë, që t’i ndihmonte familjes së tij që jetonte në kushte të rënda ekonomike.

“E PABESUESHME, Teper e dhimshme..Ishalla ne Xhehne Argjend Bekaj. Ngushllime nenes se Argjentit Violeata Bekaj. Familja Bekaj nga Bllagaja e Pejes te ciles i ndihmuam ne nje inicjativ Humane para 3 diteve sot paska humb djalin e tyre 15 vjeqarin Argjentin ne nje aksident tragjik duke u kthy nga puna ku e punesuam para dy diteve te nje shok i imi ish bashkeluftetar i UÇK-se Haxhi Nikqi vetem e vetem qe te punoj dhe ti ndihmoj familjes se e vet e cila ishte dhe eshte ne gjendej te rend ekonomike e vuante per buk goje..Kush ka mundesi me i dal ne ndihm me mundesi qe keni mos hezitoni ju LUTEM. Me kontaktoni ne viber +386 49 366 300, permes FB tim po edhe direkt tek familja Bekaj ne Bllagaj te Pejes”, shkruan Adnan Hyseni.

Ky është mesazhi që Argjendi i kishte shkruar Hysenit:/Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz