Në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë ka humbur jetën 15 vjeçari Argjend Bekaj, shkruan Periskopi.
Lajmin për vdekjen e 15 vjeçarit e konfirmoi Adnan Hyseni, i cili ditë më parë kishte ndërmarrë një iniciativë bamirësie për ta ndihmuar familjen pesë anëtarshe të ish-Ushtarit të UÇK’së, Sali Bekaj nga Bellgaja e Pejës.
Sipas Hysenit, Argjendi humbi jetën teksa po kthehej nga puna ku ishte punësuar dy ditë më parë nga iniciatorët e bamirësisë, që t’i ndihmonte familjes së tij që jetonte në kushte të rënda ekonomike.
“E PABESUESHME, Teper e dhimshme..Ishalla ne Xhehne Argjend Bekaj. Ngushllime nenes se Argjentit Violeata Bekaj. Familja Bekaj nga Bllagaja e Pejes te ciles i ndihmuam ne nje inicjativ Humane para 3 diteve sot paska humb djalin e tyre 15 vjeqarin Argjentin ne nje aksident tragjik duke u kthy nga puna ku e punesuam para dy diteve te nje shok i imi ish bashkeluftetar i UÇK-se Haxhi Nikqi vetem e vetem qe te punoj dhe ti ndihmoj familjes se e vet e cila ishte dhe eshte ne gjendej te rend ekonomike e vuante per buk goje..Kush ka mundesi me i dal ne ndihm me mundesi qe keni mos hezitoni ju LUTEM. Me kontaktoni ne viber +386 49 366 300, permes FB tim po edhe direkt tek familja Bekaj ne Bllagaj te Pejes”, shkruan Adnan Hyseni./Periskopi


