back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaShqiptareKy është denimi i shqiptuar për Mihal Kokëdhimën, personin që sulmoi turistët...

Ky është denimi i shqiptuar për Mihal Kokëdhimën, personin që sulmoi turistët spanjollë

Të ngjajshme

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAKsë. Kjo...

Rasti në shkollën “Pavarësia”- Edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore...

Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?

Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e...

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burgim për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjollë.

Ndaj 55 vjeçarit Kokëdhima rëndojnë akuzat për kanosje, shkatërrim i pronës dhe dëmtime me dashje. Këto tri akuza i janë komunikuar nga prokurori Saimir Smaka përpara gjykatëses Esmeralda Habilaj.

Mihal Kokdhima është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecendentë me një grup turistësh spanjollë të cilët drekuan në restorantin e tij, raporton tch.

Të gjithë turistët kanë dhënë përpara policisë së Sarandës dëshmitë e tyre për incidentin.

Po ashtu ata i kanë dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore, një video disa minutëshe ku është filmuar Mihal Kokëdhima mbi kofanon e makinës me të cilën ata po udhëtonin.

Janë këto pamje të cilat e kanë ndihmuar policinë të kenë në dorë një provë të fortë për veprimet e dhunshme të Mihal Kokëdhimës.

Ndërkohë nga hetimet paraprake rezulton se ky restorant në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.

Sakaq pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz