back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShqiptareKosovari dyshohet se vrau gruan në Gjermani dhe të dashurin e saj

Kosovari dyshohet se vrau gruan në Gjermani dhe të dashurin e saj

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Të shtunën rreth orës 14:20, në Iserlohn, Gjermani, është raportuar për një vrasje të dyfishtë.

Sipas agjencisë së lajmeve “dpa”, sulmi ka ndodhur nga një burrë 43 vjeçar i cili raportohet të ketë vrarë me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij 32 vjeçe dhe një burrë tjetër 23 vjeçar, që mediat në Gjermani raportojnë të ketë qenë partneri i ri i viktimës.

Ndërkaq, raportohet se dorasi dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23 vjeçari nga Afganistani.

Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë.

Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thika, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes.

Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet, por çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.

Mediumi tjetër gjerman, “Bild”, raporton se në kohën e sulmit, të ndodhur në një stacion treni, viktima femër me vete kishte edhe beben e saj 2 muajshe (vajzë), e cila ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

“Në veturën e viktimës grua në kohën e krimit ishte një vajzë dy vjeçe. E bija e viktimave u shpëtua nga dëshmitarët. Foshnja u dërgua në spital pa lëndime dhe tani është nën kujdesin e zyrës për mirëqenie. Sipas gjendjes aktuale të hetimit, dyshohet se 23 vjeçari është babai i fëmijës”, raporton “TZ”.

Në kohën e aktit, afër vendit të ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, përfshirë edhe një dasmë që po ndodhte aty pari me rreth 20 persona.

Trupi i pajetë i gruas mbeti në një parking automjetesh, ndërkaq trupi i burrit mbeti në platformë.

“Stacioni është mjaft qendror dhe në kohën e krimit ka pasur shumë persona afër”, ka thënë një zëdhënës policor.

Mysafirët e dasmës kanë mbetur të tronditur nga ngjarja dhe janë strehuar në ndërtesat e afërta.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz