BallinaLajmeKurti uron komunitetin Ashkali për Ditën Kombëtare dhe riafirmon mbështetjen e qeverisë

Kurti uron komunitetin Ashkali për Ditën Kombëtare dhe riafirmon mbështetjen e qeverisë

Të ngjajshme

Arbeloa lë jashtë tre yjet e skuadrës për ndeshjen ndaj Gironas

Real Madrid sonte do të përballet me Gironan, ndeshje...

Juventus vendos përfundimisht për Spallettin

Juventus ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano...

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar komunitetin Ashkali për Ditën Kombëtare të komunitetit, duke riafirmuar angazhimin e qeverisë për një Kosovë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe multietnike.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti theksoi se shteti nuk matet nga premtimet, por nga mundësitë që i ofron qytetarëve:

“Shteti nuk matet nga ajo që premton, por nga ajo që u mundëson qytetarëve të tij. Komuniteti ashkali është pjesë e pandashme e këtij vizioni. Historia, kultura dhe kontributi i tij janë pjesë e identitetit të Kosovës si një shoqëri multietnike, demokratike drejt integrimeve evropiane.”

Ai përmendi rezultatet e pesë viteve të fundit, duke vënë në dukje hapësirën reale, mbështetjen konkrete dhe zërin institucional që komunitetet joshumicë kanë pasur, përmes mekanizmave që kanë sjellë rezultate të prekshme.

Në shënim të kësaj dite, Kryeministri Kurti nënvizoi programet dhe masat e ndërmarra për fuqizimin ekonomik dhe arsimor të qytetarëve Ashkali: programi Superpuna, përkrahja për nënat lehona, shtesat për fëmijë, bursat për të rinjtë, qendrat mësimore, tekstet shkollore dhe programet e mbështetjes arsimore.

Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara:

“U bëj thirrje prindërve që t’i mbajnë fëmijët në shkollë. Të rinjve që të aplikojnë në programet e punësimit dhe trajnimit. Grave që të shfrytëzojnë programet e fuqizimit ekonomik. Qeveria jonë do të krijojë shanse të reja e të vazhdueshme, por ato duhet përdorur së bashku.”

Kryeministri përmbylli mesazhin duke siguruar komunitetin Ashkali për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe institucioneve të shtetit, në çdo nivel, për të drejtat, kërkesat dhe nevojat e tyre. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz