BallinaLajmeKurti e mbledh “online” qeverinë, një nga vendimet ndarja e parave për...

Kurti e mbledh “online” qeverinë, një nga vendimet ndarja e parave për të shlyer borxhe të vitit të kaluar

Të ngjajshme

Rezoluta e luftës e propozuar nga PDK kalon në Kuvendin e Kosovës me 90 vota

Rezoluta e luftës e parashtruar nga Partia Demokratike e...

Besnik Tahiri: Kjo Qeveri mbiemrin e ka krizë, e ka bllokuar Kosovën

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti...

Mbyllen dy ambulanca ilegale në Skenderaj, Sami Lushtaku paralajmëron masa të rrepta

Skenderaj – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku,...

Qeveria e Kosovës njoftoi se ka zhvilluar sot mbledhje elektronike në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime.

Një nga vendimet e marra janë edhe ndarja e parave për obligime financiara nga viti i kaluar.

Këto janë vendimet e miratuara:

Projektligjin për Energjinë.

Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.

Vendimin me të cilin në përputhje me nenet përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, miratohet rregullimi kontabël i shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë 2026, në mënyrë që ato të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz