Deputetja Elisa Spiropali ka uruar Kosovën dhe Justina Shiroka-Pulën, për zgjedhjen e saj si presidente.
Në një postim, Spiropali tha se Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë për përballimin e sfidave në vazhdim.
“Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik” shkroi Spiropali.
Ky është postimi i plotë i saj:
Urime Kosovë
Kosova kishte nevojë për institucione që marrin përgjegjësi, ofrojnë drejtim dhe u shërbejnë me përkushtim qytetarëve.
Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.
E uroj me zemër znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Jam e bindur se urtësia, dija dhe dashuria e saj për Kosovën do udhëheqin për t’i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.
Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik.
Urime, Presidente! Uroj që kjo zgjedhje të shënojë fillimin e një periudhe të re bashkëpunimi, përgjegjësie dhe besimi për Kosovën.